Marrëveshja e rreptë që çdo puntorë duhet ta nënshkruaj para se të fillojë të punojë për Ronaldon

Football Leaks ka vazhduar të publikojë të fshehta nga futbolli, ndërsa këtë herë shënjestra ishte Cristiano Ronaldo.

Sipas informacioneve të reja, Football Leaks zbulon se Cristiano Ronaldo dëshiron që ta mbajë jetën e tij personale shumë shumë private.

Të gjithë puntorët që punojnë në shtëpinë e Ronaldos kanë firmosur një marrëveshje për ruajtjen e sekreteve ose marrëveshje konfidenciale për 70-të vite.

Nuk e lexuat gabim, 70-të VITE!!

Asgjë nga jeta personale e Ronaldos nuk mund të bëhet publike, pa kaluar 70-të vite nga vdekja e tij ose të afërmve të tij, shkruan në marrëveshje.

Të gjithë janë të vetëdijshëm për sekretet e Ronaldos, pasiqë askush nuk e di se kush është nëna  e djalit të tij Ronaldo Junior.

Gjithashtu binjakët Eva dhe Mateo janë lindur nga një nënë surrogate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here