Formacionet zyrtare: Arsenal-Wolves

Arsenali dhe Wolverhamptoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e javës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Wolves në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier, ndeshja e cila fillon nga ora 17:30 dhe luhet në Emirates.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka dy barazime në ndeshjet e fundit dhe pret t’i kthehet sa më parë fitores në kampionat.

Në anën tjetër, Wolves ka tri humbje radhazi dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Te Arsenali titullar në këtë ndeshje janë edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Arsenal:  Leno; Bellerin, Mustafi, Holding, Kolasinac; Torreira, Xhaka; Iwobi, Ozil, Aubameyang; Lacazette. 

Wolves:  Patricio; Bennett, Coady, Boly; Doherty, Neves, Moutinho, Otto; Costa, Raul, Cavaliero. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here