Gattuso: Me Juven kënaqem edhe me barazimin

Gennaro Gattuso shpreson që Milani të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Juventusit sot në “San Siro”, ndeshje ku kuqezinjtë nuk janë favoritë përballë kampionëve të Italisë. Ndaj dhe trajneri milanist shprehet se edhe një barazim do ta kënaqte në këtë sfidë, por ka një kërkesë: “Mos më masakroni, ashtu sikurse bëtë kur humba ndal Interit në fund, kur thatë që luajta për barazim”.

E pranoj, që barazimi me Juven nuk do të ishte një rezultat i keq, por ne jemi Milani dhe luajmë gjithnjë për të fituar. Duhet të bëjmë ndeshjen tonë dhe më pas të shohim se çfarë do të thotë fusha. Juventusi vë në vështirësi çdo ekip që ka përballë, ka shumë mundësi për ta zgjidhur ndeshjen, por nuk kemi asgjë për të humbur”, u shpreh me tej Gattuso.

Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain, që do të luajë ndaj Juves për herë të parë që kur u largua në merkaton e verës. “E këshilloj që të luajë i qetë, pa u ndikuar nga emocionet dhe e shkuara. Ai nervozohet shpejt, ndërkohë që në këto ndeshje duhet të jetë i qetë. Është një kampion i madh dhe po bën gjithçka që të jetë në fushë edhe ps enuk është në 100% të formës”, tha Gattuso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here