Guardiola i përgjigjet kritikëve…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se ylli i skuadrës së tij, Raheem Sterling, është përballur me akuza të padrejta pas akordimit të pasaktë të penalltisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetskut.

Sterlingu u rrëzua në tokë pasi që u pengua nga bari i fushës në ndeshjen kundër kampionëve të Ukrainës dhe për këtë arsye gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penallti për anglezët, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 6-0.

Gjyqtari Viktor Kassai vendosi gabimisht se anësori anglez ishte penguar nga kundërshtari i tij, Mykola Matyvenko dhe e akordoi penalltinë. Nga pika e penalltisë u tregua i saktë Gabriel Jesus, i cili e thelloi edhe më tej rezultatin e ndeshjes.

Që nga atëherë, Sterlingu ka kërkuar falje që nuk e ka informuar gjyqtarin e ndeshjes për gabimin e tij, megjithatë trajneri i tij, Guardiola, beson se ai nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë, si dhe mendon se mediat kanë gabuar kur e kanë kritikuar lojtarin.

“Mendoj se këtë herë e kam kuptuar që është e padrejtë sepse nuk e di pse duhet ta kritikoni Raheemin. Ai nuk është duke simuluar. Ai u pengua në barë dhe ishte një vendim i gabuar i gjyqtarit”, ka thënë Guardiola.

“Ai është një djalosh i mrekullueshëm, ai bën gjithçka në fushë, lufton për çdo top dhe e bëri një gabim sepse është 23-vjeçar. Më besoni, nuk e kuptoj se çfarë po thonë njerëzit për veprimin e tij”.

“Ai do të bëhet më i fortë, ai është më i fortë sesa kur u takuam për herë të parë në vitin tim të parë me të. Tani, ai i kontrollon emocionet e tij shumë më mirë”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here