Spalletti zbulon arsyen e humbjes ndaj Atalantës

Pas disfatës shokuese me rezultatin 4-1 ndaj Atalantës, traineri i Interit, Luciano Spalletti ka folur për mediat rreth humbjes.

“Për një kohë të gjatë nuk kemi qenë të koncentruar në lojë. Ne po i japim shumë hapësira kundërshtarëve dhe po luajm shumë qetë. Por kur keni përballë skuadra të determinuara si Atalanta, atëherë gjërat vështirësohen”, ka thënë Spalletti.

“Filluam të luajmë më mirë pas golit të barazimit, por po humbisnim shumë duele individuale. Ata vazhduan me determinimin e tyre dhe pas një rasti tjetër shënuan përsëri.”

“Ne do të përpiqemi të mësojmë nga gabimet tona dhe do të punojmë që gjëra të tilla mos të përsëriten më.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here