Ribery flet për herë të parë pas shuplakës ndaj gazetarit

Franck Ribery e ka pranuar se ka qenë i përfshirë në incidentin me gazetarin.

Gazetari Patrick Guillou deklaroi në TV se Ribery ishte fajtorë për dy golat e shënuar të Borussias, ndërsa Ribery e kishte goditur atë me shuplakë, raporton Bild.

Bayerni Munichut ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

“Franck Ribery na ka informuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëkombasin e tij Patrick Guillou, me të cilin njihet disa vite.”

“Ne kemi rënë dakord që të takohemi me Guilloun përsëri dhe ta harrojmë këtë rast.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here