Absurde: Lojtari i Interit nuk grumbullohet në përfaqësuese, pas një emaili të gabuar

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve ka bërë që në klubet e mëdhenj thuajse gjithë ekipit të largohet për disa ditë.

Megjithatë, tek Interi ka mbetur pa kombëtare sulmuesi Keita Balde Diao. Senegali nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Guinesë Ekuatoriale, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës.

Zgjedhje teknike? Në fakt, jo, është thjesht një gafë e federatës së Senegalit.

Trajneri Abdoulaye Soë ka shpjeguar gjithçka në konferencë për shtyp: “E dërguam ftesën për Keita në adresën e vjetër e-mail, që Interi nuk e përdor më. E kanë ndërruar para pak kohësh dhe na kanë njoftuar. Në këtë situatë, lojtari nuk mund të bashkohet me ne, sepse Interi nuk e lë të lirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here