JUVENTUS NUK KA TË NDALUR: Gati për transferimin e dyshes nga Bundesliga

Juventus kërkon të përforcojë skuadrën për t’i shërbyer më mirë Cristiano Ronaldo-s.

Sipas Calciomercato, Zonja e Vjetër është interesuar për mesfushorin e Bayern Munich James Rodriguez dhe atë të Borussia Dortmund Jadon Sancho.

James, aktualisht i huazuar nga Real Madrid, nuk është i kënaqur me rolin e tij në skuadër që pas uljes në stol të Niko Kovac.

Kontrata e kolumbianit me rekordmenët gjermanë përfundon në vitin 2019.

Sancho është duke shkëlqyer te BVB. Këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe ka përgatitur tetë të tjerë në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman.

Kontrata e tij me Dortmund skadon në vitin 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here