Ylli i Chelsea e konfirmon: Nuk do të largohet nga Stamford Bridge në janar

Sot mediat britanike kanë bërë të ditur se mbrojtësi i Chelsea, Andreas Christensen do të largohet nga Stamford Bridge në janar.

Mirëpo danezi sot ka demantuar zërat rreth largimit të tij dhe ka bërë të ditur se do të qëndrojë te Chelsea për të luftuar për një vend në formacionin e Sarrit.

Për Sky Sports, Christensen ka thënë:

“Gjërat kanë ndryshuar nga sezoni i kaluar. Kam luajtur shumë ndeshje sezonin e kaluar, por këtë sezon jo edhe aq. Është e vështirë për mua, por do ta shohim se si do të rrjedhin gjërat.”

“Unë do të vazhdoj të stërvitem dhe të jap më të mirën time. Saherë që të më ipet mundësia, do të duhet që të luaj mirë dhe tia dëshmoj Sarrit se mund të llogarisë në shërbimet e mia.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here