Diçka e madhe po zihet: Pronari i United takohet me princin e Arabisë Saudite

Njëri nga pronarët e Manchester United, Avram Glazer është takuar me princin e Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman.

Para disa javësh mediat lansuan një lajm se princi dëshiron ta blejë Unitedin.

Sipas mediave britanike, Bin Salman është i gatshëm ta blejë Unitedin për 4 miliard dollarë.

Pronarët Glazer e kanë mohuar një informacion të tillë, mirëpo spekulimet nuk kanë të ndalur.

Avram Glazer sot e ka shfrytëzuar rastin për tu takuar me princin Salman, pas një vizite në lindjen e mesme.

Në rast se United blihet nga princi Salman, atëherë konkurenca mes United dhe City do të jetë edhe më e madhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here