Kosova në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve arriti një fitore në Prishtinë ndaj Maltës (3:1) dhe një barazim 1:1 ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.
Golin e vetëm për Kosovën ndaj Ishujve Faroe e shënoi Milot Rashica, që me një goditje të fortë nga distanca befasoi portierin vendas.
Ky gol i Rashicës është pjesë e golave më të bukur në Ligën e Kombeve sipas një përmbledhje të bërë nga ‘SkySports’.
Meqenëse jemi në ethet e Ligës së Kombeve, ua risjellim edhe një herë golat më të bukur në këtë garë, përfshirë edhe atë të Rashicës.
https://www.facebook.com/SkySports/videos/1068148583362471/