Italianët kanë gjetur djaloshin e vogël nga Irani – së shpejti do t’ia plotësojnë dëshirën (VIDEO)

Një djalosh i vogël nga Irani me emrin, Amir Mohammad Allameh, ka mahnitur mediat italiane me videot e tij, ku është i veshur me fanellën e Paulo Dybalas.

Dashuria nuk njeh kufi dhe futbolli është një gjuhë univerzale të cilën e kupton e gjithë bota.

Amir është vetëm 10-të vjeç dhe është nga një vend rural i Iranit ku mbizotëron varfëria, mirëpo ai e dëshmon se edhe në kushte të tilla ekziston optimizmi dhe lumturia.

Idoli i tij është Paulo Dybala dhe ai e kopjon çdo veprim të argjentinasit.

Ëndërra e tij mund të bëhet së shpejti realitet, pasiqë Gazetta dello Sport e ka kontaktuar atë dhe dëshiron që ta sjellin Amirin në Itali për ta takuar Dybalan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here