Marotta po përgatit hakmarrjen: Gati të rrëmbejë dy lojtarët e dëshiruar nga Juventusi

Beppe Marotta edhe zyrtarisht u largua nga Juventusi muajin e kaluar dhe sipas të gjitha gjasave do ti bashkohet Interit në janar.

Por kjo nuk mbaron me kaq. Marotta dëshiron që të bëjë hapin e parë te Interi duke transferuar dy lojtarët e dëshiruar të Juventusit, Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa.

Marotta do të përdorë afërsinë e tij që ka me Fiorentinën që nga koha kur ishte te Juventusi, për ta transferuar Chiesa-n në Meazza.

Gjithashtu Marotta do të tentojë transferimin e yllit të PSG, Adrien Rabiot.

Një hakmarrje ndaj Juventusit apo jo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here