Barcelona po përgatitet për investime: Dëshiron menjëherë paratë për Alcacer dhe Paulinho

Kryesia e Barcelonës ka filluar bisedimet me Borussian e Dortmundit dhe Guangzhou për shitjen e Alcacer dhe Paulinho.

Alcacer dhe Paulinho për momentin janë lojtarë të huazuar por me opcion blerjeje.

Borussia dhe Guangzhou mund ti blejnë kartonat e tyre në fund të sezonit, por Barcelona dëshiron që një gjë e tillë të mbyllet në janar.

Borussia duhet të paguaj 23 milionë euro për Alcacer, ndërsga Guangzhou për Paulinhon 50-të milionë euro.

Barcelona nuk ka durim dhe dëshiron që ti marrë paratë në janar dhe të invesojë në merkaton e janarit me 73 miliona eurot e përfituara nga shitja e dyshes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here