BOMBË: Agjenti i Hysaj paralajmëron transferimin në Premier League

Agjenti i Elseid Hysaj, ka bërë të ditur se shkodrani mund të luaj mjaftë mirë në Premier League.

Hysaj është njëri nga lojtarët më konzistent në tre vitet e fundit te Napoli. Këtë sezon në Serie A shkodrani ka luajtur 11 ndeshje me Napolin.

Agjenti i Hysaj, Marco Guifreddi në një intervistë për Radio CRC, ka folur rreth së ardhmes së klientit të tij.

“Hysaj po ndiqet nga Chelsea? Nëse Ancelotti luan me Malcuit dhe Napoli kërkon lojtarë të tjerë, atëherë normalisht që do të ketë kërkesa për shërbimet e Hysaj. Hysaj mund të luaj mirë në Premier League. A vlen 50-të milion? Për mua ai vlen 60-të milion. Nuk mund të them se Hysaj i cili ka luajtur 2 muaj dobët nuk e ka vlerën e njejtë që e kishte”, ka thënë Giufreddi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here