Juventus bën gati ofertën për yllin e Realit

Juventus ka gati një thesar që do ta investojë për të përforcuar një nga krahët e mbrojtjes.

Sipas Tuttosport, klubi torinez do të paguajë 50 milionë euro për të siguruar Marcelo-n nga Real Madrid.

30-vjeçari brazilian pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezinj, por edhe nga trajneri Allegri.

Paratici dhe Nedved janë gati të përfshijë në operacion mbrojtësin Alex Sandro.

Ylli i Real do të bashkohej me Cristiano Ronaldo-n te bardhezinjtë, duke riformuar dyshen që ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Real Madrid për vite me radhë.

Shpresa e bardhezinjve është që bashkëpunimi i frytshëm të vazhdojë edhe në Torino, veçanërisht në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here