SKANDALOZE: Tifozët braktisin Kombëtaren – ja sa bileta janë shitur për ndeshjen me Skocinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 20:45.

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara, Shqipëria është braktisur nga tifozët.

Rezultatet e dobëta dhe paraqitjet e mira të Kosovës kanë ndikuar së tepërmi në këtë krizë. Deri në momentet që flasim në stadiumin e Shkodrës janë shitur vetëm 6 mijë bileta ndërkohë që vetëm tifozët skocez pritet të jenë rreth 2 mijë.

Kujtojmë që në sfidat ku Shqipëria drejtohej nga De Biasi kishte një interes të jashtëzakonshëm tifozësh për shkak të rezultateve të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here