Brazil – Uruguai, të gjithë po flasin për ndërhyrjen e Cavanit ndaj Neymarit

Ndeshja nuk tregoi shumë për shikuesit edhe pse në 11-shet startuese figuronin të gjithë yjet e dy skuadrave.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga 11-metërshi të cilin në gol e konkretizoi ylli i Paris Saint-Germain, Neymar.

Një nga momentet interesante të kësaj ndeshje erdhi nga dyshja e PSG-së, që ishin kundërshtar në fushë.

Bëhet fjalë për Edinson Cavanin dhe Neymar, që jo pak herë kanë pasur përplasje në fushë kur duhej të vendosej për ekzekutimin e penalltive.

E për ato penallti duket se Cavani është ‘hakmarrë’ duke i ndërhyrë ashpër bashkëlojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here