ÇMENDET ARSENALI – Ofertë stratosferike për James

James Rodriguez është njëri nga lojtarët më të përfolur sa i përket merkatos.

Kolumbianit i skadon kontrata e huazimit te Bayerni në fund të sezonit, ndërsa këta të fundit nuk e kanë ndërmend që ta aktivizojnë opcionin e blerjes.

Për James më së shumti kanë shfaqur interesim Juventusi dhe Bayerni, mirëpo së fundmi në garë është përfshirë edhe Arsenali.

Sipas Don Balon, Topçinjtë janë të gatshëm për ta thyer rekordin e klubit duke ofruar 90 milionë euro për James.

Një ofertë të tillë vështirë se Reali do ta refuzojë dhe nga sezoni i ardhshëm James mund ta shohim në Premier League me fanellën e Arsenalit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here