Juventus do të dërgojë skaut për ta vëzhguar yllin e ri të Benfikës

Skautët e Juventusit do të jenë sonte të pranishëm në tribuna për ndeshjen mes Italisë dhe Portugalisë.

Arsyeja për këtë është ylli i ri i Benfikës, Ruben Dias.

21-vjeçari ka etabluar veten e tij si një lojtarë i rëndësishëm për përfaqësuesen e Portugalisë dhe Benfikës.

Tuttosport shkruan se Juventusi nuk e ka lënë pa vërejtur Diasin dhe sonte ka dërguar skaut për ta vëzhguar atë ndaj Italisë në San Siro.

Dias është mbrojtës dhe Juventusi po përgatitet për një ndërrim gjenerate në skuadër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here