Mancini shpreh keqardhje për mungesën e CR7 në derbin Itali – Portugali

KAZAN, RUSSIA - JUNE 28: Cristiano Ronaldo of Portugal in action during the FIFA Confederations Cup Russia 2017 Semi-Final between Portugal and Chile at Kazan Arena on June 28, 2017 in Kazan, Russia. (Photo by Chris Brunskill Ltd/Getty Images)

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është paraqitur për vendin e tij që nga Kupa e Botës, me trajnerin Fernando Santos dhe Federatën e Futbollit të Portugalisë që i kanë dhënë pushim atij.

Mbetet e paqartë koha se kur ylli i Juventusit do të rikthehet në aksion te Kombëtarja e Portugalisë.

“Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në botë”, u ka thënë Mancini gazetarëve para ndeshjes Itali – Portugali, e vlefshme për ‘Grupin 3’ në Ligën A në Ligën e Kombeve.

“Me siguri me të në fushë do të ishte një lojë e ndryshme, sepse ai ka aftësi unike”.

“Unë mendoj se me të në fushë do të ishte edhe më spektakolare. Na vjen shumë keq që ai nuk luan nesër (shtunë)”, ka shtuar trajneri italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here