PROBLEME TE MILANI: Lëndohet Romagnoli, ja sa pritet të mungojë

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me përfaqësuesen e Italisë.

Në fillim nuk dukej si një lëndim serioz, por më vonë Romagnoli është larguar nga përfaqësuesja për shkak të lëndimit në kofshën e tij të djathtë.

Sot kapiteni i Milanit i është nënshtruar  kontrollimeve më të detajuara dhe sipas Sky Sport, Romagnoli mund të qëndrojë jashtë fushave për 3 deri në 4 javë.

Milani ende nuk e ka konfirmuar lëndimin e tij.

Një hendikep i madh për Milanin, që po has probleme me lëndimet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here