Lajm i keq për Interin: Lëndohet ylli i Neroaxurëve

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Interi, Sime Vrsaljko është zëvendësuar në minutën e 25-të të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Vrsaljko e filloi ndeshjen si mbrojtës i majtë dhe pësoi lëndim, ndërsa ende nuk ka informacione për seriozitetin e lëndimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kroacisë në Twitter, duke shkruajtur se nuk ishte një zëvendësim taktik, por se bëhet fjalë për një lëndim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here