Milani ka gjetur zgjidhjen për vijën e mbrojtjes: Tre emra në listën e Rosonerëve

Milani vazhdon të kërkojë përforcime mbrojtëse në afatin e janarit, pasi tani synon Rodrigo Caio të Sao Paulos dhe Eric Bailly të Manchester Unitedit.

Rossonerët janë në thellësinë e një krize të dëmtimeve, pasi kanë humbur Alessio Romagnolin, Mateo Musacchion, Mattia Caldaran, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventuran, të cilët do të mungojnë nga një deri në pesë muaj.

Problemet më të mëdha janë në mbrojtje dhe drejtori sportiv Leonardo është i vendosur për të bërë  përpjekje për të gjetur zëvendësime.

Emri i parë që u lajmërua si një opsion për mbrojtjen e kuqezinjve ishte mbrojtësi anglez i Chelseat, Gary Cahill.

Por, tani ka njoftime për një takim tjetër me përfaqësuesit e Rodrigo Caio për yllin 25-vjeçar të brazilianëve të Sao Paulos.

Ndërkohë, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Milani i ka kërkuar gjithashtu edhe Manchester Unitedit, mbrojtësin Bailly në huazim për afatin e janarit.

24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është gjithnjë e më i inatosur me mungesën e minutave, pasi tani është bërë zgjidhje e fundit në repartin e mbrojtjes nga Jose Mourinho.

Milani përballet me konkurrencë për Baillyn nga Paris Saint-Germain, Arsenali dhe Tottenham Hotspur, ndërsa për Caion rruga është më e lehtë për të ardhur te transferimi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here