Mourinho ka arritur marrëveshjen: United përforcohet nga Serie A

Mediat italiane raportojnë se Manchester United ka arritur marrëveshja për transferimin e yllit të Romës në merkaton e janarit.

Jose Mourinho-s më në fund do t’i plotësohet dëshira dhe në Old Trafford pritet të transferohet Lorenzo Pellegrini.

Djajtë e Kuq pritet të ofrojnë 30 milionë euro për italianin, aq sa klauzola e tij.

United është i gatshëm ti ofrojë dyfishin e pagës Pellegrinit dhe kjo do të jetë një motiv shtesë për transferimin e tij në Manchester.

Padyshim se na pret një merkato e nxehtë e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here