Panucci flet pas ndeshjes, pranon se ishin gabimet e tij

Pas ndeshjes ai ka thënë se lojtarët nuk duhet fajësuar për këtë humbje.

“Na eci për ters. Pësuam qysh në goditjen e parë dhe kartoni i kuq i Mavrajt ishte goditja e dytë. Goli i dytë i pësuar ishte mbarimi i ndeshjes” ka thënë Panucci për “Supersport”.

“Çdo gjë sot ishte faji im. Marrë përsipër çdo gjë. Lojtarët nuk ishin faj, ishin thjeshtë zgjedhjet e gabuara” ka vazhduar italiani.

“Unë besoj shumë tek ky ekip. Do mundohemi të riparojmë dhe të bëjmë gjërat më mirë. Ndeshja shkoi jashtë parashikimeve tona, megjithatë ky ekip ka potencialin për të bërë më mirë” ka thënë Panucci.

Me këtë humbje Shqipëria do të kalojë në Ligën D, pasi renditet në vendin e fundit në grup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here