Valon Berisha: Ndeshja ndaj Azerbajxhanit, do të jetë si finale

Ylli i Kosovës, Valon Berisha ka thënë se do të jetë një ndeshje si finale për të dyja skuadrat.

“Natyrisht se do të kemi presion, por që do të jetë një ndeshje si finale, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë fitore”, tha fillimisht Berisha para gazetarëve.

“Ne kemi shpenzuar shumë energji me Maltën, pasi fituam 5 me 0, mirëpo që skuadra është e gatshme.

Të dy skuadrat do të japin 100 %, por që ne kemi një motiv shtesë pasi do t’i kemi tifozët tanë të pranishëm dhe shpresoj që të fitojmë ndeshjen, nuk mendojmë për barazim”, ka shtuar më tej ylli i Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here