‘Bomba’ e Realit: 101 milionë euro për dy yje të Premierligës

‘Los Blancos’ po kalojnë një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit, dhe ky dështim duket se ka ardhur shkaku i mos transferimeve të duhura të realizuara nga Florentino Perez, që nuk ka arritur të gjejë zëvendësues të Cristiano Ronaldos, e po ashtu nuk ka arritur të ripërtërijë skuadrën edhe në pozitat e tjera.

Kjo situatë ka shtyrë Perez që punojë për transferimin e dy yjeve nga Premierliga.

‘The Sun’ raporton se Real Madrid do të ofrojë 101 milionë euro për Marcus Rashfordin dhe Christian Eriksen.

Nga kjo shumë, 56.1 milionë euro do të dedikohen për sulmuesin e Manchester United, dhe 44.9 për mesfushorin danez të Tottenham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here