Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e James – Bavarezët përsëri për shopping në Madrid

Priten shumë skarcime te Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, sepse synimi i drejtuesve të klubit bavarez është një rimodelim i gjerë i skuadrës.

Një nga largimet është paralajmëruar të jetë James Rodriguez, gjithashtu edhe krahu i majtë do të mbetet pa Arjen Robben.

Disa media gjermane tashmë po flasin për zëvendësuesit e tyre të mundshëm dhe dy lojtarë që luajnë në Madrid aktualisht dalin në listën e dëshirave për përforcime të klubit nga Allianz Arena. Ato janë Saul i Atletico Madrid dhe Asensio i Real Madrid.

Situata me të parin duket shumë e komplikuar, sepse deri më tani, gjithmonë klubi i tij iu ka thënë jo ofertave të mbërritura. Nga ana e tij, lojtari i Real Madridit duket se e sheh këtë mundësi me sy të mirë, pasi nuk ka hapësirat e duhura në Santiago Bernabeu dhe nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit Solari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here