ÇMENDET EVRA: Francezi han gjelin e papjekur në Instagram (VIDEO)

Patrice Evra feston para kohe Ditën e Falenderimeve, që në Amerikë përkujtohet më datë 22 nëntor. Por jo vetëm kaq.

Ylli francez, i famshëm sa për aftësitë dhe cilësitë e tij në fushën e blertë, por po aq edhe për karizmën dhe protagonizmin në rrjetet sociale, ka tërhqequr vëmendjen me mënyrën se si ka preferuar që të festojë këtë ditë të shënuar.

Ditë kjo shumë e famshme edhe për drekën tradicionale me gjel deti.

Një video sa qesharake, po aq edhe e shpifur, me ish-yllin e Manchester United, Juventus dhe Francës që lëpin, kafshon e qëllon me shuplaka një gjel të rrjepur por jo të pjekur, madje në një moment edhe duke imituar edhe kuzhinierin e famshëm Nusret Gokce, dhe të gjithë VIP-at që kanë ngrënë në restorantin e tij “Nusr-Et”, në momentin e kriposjes së gjelit.

“E di që është nesër, por për zotërinë ‘unë e dua këtë lojë’ është ditë falenderimesh çdo ditë. Kështu që gëzuar ditën e falenderimeve të gjithëve #pozitiv për evra # i çmendur”, ishte diçitura e publikuar në profilin zyrtar të Patrice Evra në “Instagram”, që shoqëronte videon unike në llojin e saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here