Milani ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit: Nuk është mbrojtës, por një mesfushorë

Milan është duke pritur vendimin e UEFA-s rreth situatës financiare, por Leonardo dhe Maldini po përgatiten për përforcimet e para për merkaton e janarit.

Kryesia e Rosonerëve dëshiron transferimin e një mesfushori që do të luaj përkrah Paqueta-s. Sipas Rai Sport, Milani është duke monitoruar yllin e Udineses, Rodrigo De Paul.

De Paul po monitorohet edhe nga Interi dhe në merkato mund të ketë një Derby della Madonnina për shërbimet e tij.

Mirëpo Rosonerët janë një hap para dhe Leonardo pritet që të takohet me agjentin e lojtarit ditëve në vijim.

Sipas raportimeve Udinese pritet të kërkojë 30-të milionë euro për kartonin e De Paul.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here