Agnelli dhe Mendes po përgatisin një tjetër transferim: Këtë herë një yll nga Premier League

Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo dhe jo vetëm kaq, Jorge Mendes së shpejti mund të transferojë lojtarë të tjerë te Juventusi.

Sipas Tuttosport, mbrëm Jorge Mendes është takuar me drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici dhe pronarin  e Juventusit, Andrea Agnelli.

Tema e diskutimit këtë rradhë ka qenë ylli i Wolverhampton, Ruben Neves.

Neves po luan shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë në Premier League, ndërsa Juventusi e dëshiron atë që në janar pas problemeve me lëndimet në vijën e mesfushës (Can, Khedira).

Në garë për Neves janë edhe United dhe City, por marrëdhëniet e mira të Mendes me Juventusin i japin përparësi Biankonerëve në garën për portugezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here