Barcelona ka gjetur zgjidhjen – Në rast se Rabiot nuk vjen, atëherë do ta transferojë…

Adrien Rabiot për disa muaj me rradhë është temë kryesore sa i përket të ardhmes së tij.

Francezi dëshiron largimin nga PSG dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh, pasiqë ai do të largohet si një lojtarë i lirë.

Një ndër klubet më të interesuara për Rabiot është Barcelona e cila për disa muaj me rradhë po e monitoron situatën e francezit në Paris.

Mirëpo Katalanasit janë të vetëdijshëm për konkurencën e madhe dhe kanë gati planin B.

E përditshmja Katalanase SPORT, raporton se Barcelona është e interesuar për yllin e Lyon, Tanguy Ndombele.

Ndombele është 21-vjeç dhe po luan mjaftë mirë në Ligue 1. Në rast se Rabiot nuk zgjedh Barcelonën, atëherë Blaugranët do të hidhen në sulm për Ndombelen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here