Portugezi këto ditë ka nisur një ‘luftë’ në distancë me Iker Casillas, për të cilin thotë se ka punuar pas shpinës së tij, derisa këta dy ishin pjesë e Real Madrid.
Mourinho akuzon Casillasin që po punon sërish fshehurazi në Spanjë kundër David de Gea.
“Pse ka kritika në Spanjë? A e dini”, ka thënë Mourinho.
“Unë e di. Sepse aty është dikush shumë i fuqishëm që po mendon të shfaqet përsëri”.
“Por, mendoj se është shumë e vështirë të shfaqet, kur para keni portierin më të mirë në botë”.