Juan Mata pranë rinovimit me United

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata është pranë rinovimit të kontratës me Djajtë e Kuq, raportojnë mediat angleze.

Kontrata e Mata-s me United skadon në fund të sezonit.

Interesim për Mata-n kanë shfaqur Juventus dhe Atletico Madrid, mirëpo duket se Mata do të qëndrojë në Old Trafford.

Sky Sports, raporton se Mata është në bisedime për rinovimin e kontratës dhe pritet që të firmos kontratën e re me United deri në vitin 2022.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here