KOKËDHIMBJE PËR VALVERDEN: Barcelona humbet dy yje shkaku i lëndimeve

Rafinha mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi Barcelona konfirmoi se mesfushori kishte dëmtuar ligamentet e gjurit, ndërsa lëndim ka pësuar edhe Sergi Roberto.

Rafinha u shfaq si zëvendësues i dytë gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës në udhëtim te Atletico Madridi të shtunën mbrëma.

Por, klubi katalunas njoftoi pas më pak se 24 orëve se ai ka dëmtuar ligamentin ACL në gjurin e tij të majtë dhe mesfushori brazilian do të duhet të operohet në javën e ardhshme.

Braziliani ka përjetuar një lëndim të ngjashëm edhe gjatë sezonit 2015-16 ku u detyrua të qëndrojë jashtë në pjesën më të madhe të sezonit.

Në atë sezon, Rafinha lëndoi gjurin e tij të djathtë për dallim nga tani që e ka lënduar të majtin.

25-vjeçari u rikthye në Camp Nou vetë gjatë verës pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te italianët e Interit.

Përveç Rafinhas, gjatë ndeshjes me Atleticon u lëndua edhe mesfushori spanjoll, Sergi Roberto, i cili u detyrua ta lë fushën pas pjesës së parë.

Roberto ka lënduar kofshën e këmbës së majtë dhe pritet të jetë jashtë fushave tri deri në katër javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here