Maradona vijon të magjepsë me Dorados, sigurojnë finalet e play off-it

Diego Armando Maradona vazhdon rrugëtimin e tij triumfues me skuadrën e Dorados, që sot është kualifikuar për në finalet e play off-it në “Liga Ascenso”, Divizioni i dytë i kampionatit meksikan të futbollit. Sot, skuadra e Dorados u mund 0-1 në fushën e saj, në ndeshjen e dytë ndaj Juarez, por falë fitores 2-0 në takimin e parë, ekipi i Maradonës avancon në finalet e play off-it.

Kjo është finalja ime e parë me këtë fanellë, me këta lojtarë të mrekullueshëm dhe çelësi i këtij suksesi është puna e madhe që kemi bërë gjatë këtyre muajve”, tha Maradona pas ndeshjes. Askush nuk e priste këtë kualifikim, pas Juarez e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, ndërsa Dorados në të shtatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here