MARRËVESHJE HISTORIKE: Barcelona e gatshme për shitjen e Camp Nou

Në fillim ka ardhur sponsori në fanellë, i vendosur në sezonin 2006-07 në formën e një bashkëpunimi për bamirësi me Unicef-in, që më pas është kthyer në një burim të ardhurash nga 2011-a. Tani do të vijë edhe ndryshimi i emrit të stadiumit.

Në Barcelonë duket se futbolli romantik nuk është më në modë dhe prej 12 vitesh tashmë katalanasit janë një nga klubet më të pasur dhe më të njohur në botë.

Sipas Mundo Deportivo, Camp Nou pritet të ndryshojë emër me drejtuesit që do të arrijnë një marrëveshje me kolosin farmaceutik Grifols, që i ka zyrat pikërisht në Barcelonë.

Janë akoma sekret shifrat e marrëveshjes, por shitja e të drejtave të emrit do të derdhë miliona euro në arkat e klubit. Ky operacion do të shtojë burimet e blaugranave, të cilët synojnë të përforcojnë akoma më shumë sulmin e tyre.

Për këtë marrëveshje është folur edhe në 2017-ën, me të dy palët që kanë përgënjeshtruar gjithçka. Por bisedimet kanë vazhduar në fshehtësi dhe duket se do të kenë një fund të lumtur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here