Tuchel e konfirmon: Neymar dhe Mbappe të gatshëm për ndeshjen me Liverpoolin

Menaxheri i PSG, Thomas Tuchel ka bërë të ditur se Neymar dhe Mbappe do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Liverpoolin.

Në pres konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin, Tuchel ka bërë të ditur se Neymar dhe Mbappe do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen e nesërme.

“Neymar dhe Mbappe janë në formë të mirë. Ata janë stërvitur me skuadrën dje dhe pardje dhe nuk do të kenë probleme për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Tuchel.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here