Zbulohet arsyeja se përse Laporte nuk ka marrë ftesën nga Deschamps

Aymeric Laporte rikthehet sonte në Francë për tu përballur me Lyon.

24-vjeçari cilësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Premier League, por ai ende nuk ka marrë ftesën nga përfaqësuesja e Francës.

Hera e fundit që Laporte luajti me Francën, ishte marsi i 2017-tës dhe që nga atëherë Deschamps nuk e ftuar asnjëherë atë në kombëtaren e gjelave.

Traineri i përfaqësueses së Francës U-20, Pierre Mankowski ka zbuluar arsyen se përse Laporte nuk është ftuar nga Deschamps.

Mankowski për L’Equip ka bërë të ditur se Laporte është një njeri i vetmuar.

“Ai nuk involvohet me grupin.”

“Ai është një njeri i vetmuar dhe kur komunikon has në vështirësi. Ai është një profesionist që e ka vështirë të integrohet me grupin”, ka thënë Mankowski.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here