Arsenal mposht Vorskl pa Mustafin dhe Xhakën

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim te Vorskla Poltava.

Arsenali edhe pse kishte siguruar kualifikimin dhe vendosi të luajë me formacion të dytë, e shkatërroi klubin ukrainas.

Arsenali në këtë lojë vendosi të pushonte yjet shqiptare, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.

Shpejt Arsenali gjeti rrjetën me anë të Smith Roëe pas 11 minutash lojë.

Një penalti në minutën e 27-të u konkretizua nga Aaron Ramsey.

Willlock në fund të pjesës së parë shënoi për 3-0.

Arsenali në pjesën e dytë nuk shënoi gol dhe ndeshja përfundoi me këtë rezultat.

Arsenali ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve në Europa League, pa asnjë humbje të pësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here