Barcelona ka gjetur zgjidhjen e problemit për vijën e mbrojtjes në Londër

Pas pauzës dy mujore, Samuel Umtiti u rikthye te Barcelona, por ka filluar të ndjejë dhimbje në gjurin e tij dhe mbrëmë nuk luajti ngaj PSV.

Dhimbjet në gjurin e Umtitit nuk janë një gjë e mirë dhe duket se operimi do të jetë i pa shmangshëm.

Barcelona po has probleme të mëdha me vijën e mbrojtjes dhe në sezonin aktual ka pranuar 19-të gola në 13-të ndeshje, ndërsa lëndimi i Umtitit është një tjetër kokëdhembje për Valverden.

Në rast se Umtiti do të operohet, atëherë në Katalanasit do të jenë të detyruar ta transferojnë një mbrojtës, ndërsa mediat kanë zbuluar një emër të ri në listën e dëshirave.

Barcelona është e interesuar për mbrojtësin danez të Chelsea, Andreas Christensen, i cili këtë sezon po luan mjaftë pak nën drejtimin e Sarrit.

Blaugranët janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me Chelsea për huazimin e tij, por Blutë nuk dëshirojnë që tia japin opcionin e blerjes.

Por sido që të jetë, në Camp Nou do të transferohet një mbrojtës gjatë merkatos së janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here