Milan çmendet, 4 gola në 15-të minuta ndaj Dudelanges (VIDEO)

Milan ka rrezikuar të pësojë një humbje befaseuse në javën e pestë të fazës me grupe të Europa League kundër debutuesve të Dudelange.

Skuadra nga Luksemburgu, në fakt, e para në histori që merr pjesë në këtë fazë të këtij kompeticioni, ka qenë shumë afër një fitoreje historike dhe turpëruese për kuqezinjtë.

Milan-i ka kaluar në avantazh m e Cutrone në minutën e 21-të, por miqtë, të cilët ishin të eliminuar nga Europa League para këtij takimi, janë kundërpërgjigjur në minutën e 39-të me Stolz dhe kanë përmbysur gjithçka në të 49-ën me Turpel. Kthesa, fatmirësisht për Milan, ka ardhur në të 66-ën, kur Stelvio ka devijuar topin në portën e tij pas një krosimi të Calhanoglu.

Turku ka qenë përsëri protagonist katër minuta më vonë pasi ka realizuar golin e tretë të vendasve me një goditje perfekte nga 27 metra. Në të 78-ën ka ardhur edhe autogoli i dytë i ndeshjes, i realizuar përsëri nga miqtë. Këtë herë i pafati ka qenë Schnell. Festa e kuqezinjve ka vazhduar tri minuta më vonë me Borini-n, i cili ka fiksuar shifrat në 5-2.

Ky rezultat e ka ndihmuar skuadrën e Gattuso-s të mbajë vendin e dytë dhe të shkojë tri pikë larg nga vendi i tretë që mbahet nga Olympiakos. Këta të fundit, janë mundur 1-0 në fushën e Betis, që ka siguruar kualifikimin nga Grupi F.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here