ZYRTARE: United blindon De Gea-n

Manchester United sot edhe zyrtarisht ka zgjatur kontratën me De Gea-n, më saktësisht ka shfrytëzuar opcionin për zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër.

Kontrata e spanjollit skadonte në fund të sezonit, por Djajtë e Kuq kanë aktivizuar opcionin e zgjatjes edhe për 12-të muaj të tjerë.

Manchester United do të jetë më i qetë në dy afatet kalimtare, por e ardhmja e spanjollit në Old Trafford nuk është e qartë.

De Gea ka refuzuar të nënshkruaj kontratë afatgjate me United dhe në fund të sezonit ai do të hyjë në vitin e tij të fundit të kontratës.

Spanjolli do të nënshkruaj kontratë të re, në rast se i zmadhohet paga shumëfish dhe nëse merr garanci se klubi do të luftojë për trofe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here