Guardiola: Nëse Diaz nuk dëshiron të qëndrojë, mund të largohet

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk dëshiron që me forcë ta mbaj talentin, Brahim Diaz në klub.

Diaz cilësohet si një talent i madh, mirëpo kontrata e tij me Qytetarët skadon në fund të sezonit dhe ai nuk dëshiron që ta rinovojë.

“Akademia duhet të jetë krenare. Situata është thjeshtë ne e dëshirojmë atë në skuadër dhe do të bëjmë çdo gjë që ai të qëndrojë me ne. Megjithatë gjithçka është në dorë të tij. Nëse nuk dëshiron të qëndrojë me ne, mund të largohet”, ka deklaruar Guardiola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here