MERKATO E ZJARRTË: Barcelona dhe Juventus në garë për tre yje

E përditshmja spanjolle SPORT, sot  titullin e saj kryesorë ia ka kushtuar Rabiot-Isco.

Barcelona është e interesuar për dy mesfushorët, mirëpo nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e tyre, pasiqë në garë për Rabiot dhe Iscon është edhe Juventusi.

Sipas informacioneve, Barcelona do ta ketë më të lehtë transferimin e Rabiot, ndërsa nga ana tjetër transferimi i Iscos në Camp Nou duke një mision i vështirë.

Sa i përket Juventusit, prioritet i Allegrit është spanjolli Isco.

Isco nuk është i lumut në Madrid që nga ardhja e Solarit dhe është i gatshëm për tu larguar, ndërsa Juventusi e dëshiron atë me çdo kusht dhe Biankonerët janë në pole position për shërbimet e tij para Barcelonës.

Gjithsesi në merkaton e janarit do të kemi një duel mes Barcelonës dhe Juventusit, jo vetëm për dyshen Rabiot-Isco, por edhe për mbrojtësin e Ajax, de Ligt.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here