Mourinho then rekordin: United transferon yllin e Realit për 90-të milionë paund

Manchester United ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Realit, Raphael Varane, raportojnë mediat spanjolle.

Diario Gol, raporton se Raphael Varane ka arritur akord me kryesinë e United dhe është i gatshëm të transferohet në Old Trafford, ndërsa Djajtë e Kuq kanë gati ofertën prej 90-të milionë paundëve.

Në rast se Varane transferohet në Old Trafford, atëherë francezi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Vështirë të besohet se Reali do ta lejojë largimin e tij, por sipas mediave francezi nuk është i kënaqur në Santiago Bernabeo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here