Perisic e pranon: Për pak sa nuk u transferova te United…

Ivan Perisic ka konfirmuar se ishte afër largimit nga Interi dhe transferimit te Manchester Unitedi në verën e vitit 2017.

Djajtë e Kuq u përpoqën shumë për të nënshkruar me sulmuesin anësor kroat, pasi ishte i preferuari i trajnerit Jose Mourinho.

Por, trajneri Luciano Spalletti këmbënguli që ai të qëndronte nën urdhrat e tij pasi e shihte si pikë referuese të skuadrës.

Nerazzurrët arritën të përmbushnin objektivat e tyre financiare të Fair Play duke shitur lojtarë të tjerë dhe Perisic mbeti pjesë e Interit.

Kroati ka dhënë një intervistë për revistën FourFourTwo të këtij muaji dhe zbuloi se ishte afër të bënte lëvizjen e tij në Angli.

“Është e vërtetë se një ofertë nga Manchester United ishte në tryezë dhe se unë isha afër largimit të Interit”, ka konfirmuar fillimisht Perisic.

“Unë vendosa të qëndroj dhe, siç thashë, këmbëngulja e Spallettit për të më mbajtur mua luajti një rol të madh”.

“Në futboll, detajet e vogla në këto situata janë çelësi”, përfundoi ylli kroat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here