Sevilla rrëmben yllin argjentinasin para Milanit dhe Juventusit

Lojtari i përfaqësueses së Argjentinës dhe Udineses, Rodrigo De Paul po luan një sezon fantastik dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian.

De Paul në 13-të ndeshje me Udinesen ka shënuar 6 gola dhe ka regjistruar tre asisitme, ndërsa bëhet fjalë për një sulmues krahu.

Përveç interesimit të Milanit dhe Juventusit, në garë për De Paul është futur edhe Sevilla, e cila është e gatshme të ofrojë 16 milionë euro në merkaton e janarit.

De Paul ka luajtur edhe më parë në La Liga te Valencia, por paraqitjet më të mira i ka dhuruar në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here