Fillon epoka Gazidis te Milani – Rosonerët me dy goditje të mëdha

Ivan Gazidis ka nisur aventurën e tij si drejtor ekzekutiv i Milan-it ditën e sotme dhe ka ndërmend të mbyllë me sukses negociatat për Zlatan Ibrahimovic dhe Cesc Fabregas.

Ish-drejtuesi i Arsenal do të paguhet 4 milionë euro në vit dhe do të ketë detyrën që të kthejë kuqezinjtë në majën e futbollit europian.

Edhe pse hyrja e tij në klub do të zyrtarizohet më 5 dhjetor, në mbledhjen e aksionarëve, ai ka qenë në San Siro të enjten në mbrëmje për të ndjekur ndeshjen e fituar 5-2 nga kuqezinjtë kundër Dudelange.

Sipas shtypit italian, Gazidis ka disa takime në program, teksa negociatat për mesfushorin e Chelsea, Fabregas, dhe sulmuesin e La Galaxy, Ibrahmiovic, janë në një fazë të avancuar.

Gazidis ka qenë i aftë të dyfishojë të ardhurat e Arsenal-it gjatë kohës që ka qenë atje dhe pronarët e Milan shpresojnë që ai të mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me kuqezinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here